image ZYRTARE: Barcelona prezanton Kessien nga Milani

Futboll

ZYRTARE: Barcelona prezanton Kessien nga Milani

news image

Barcelona më në fund ka prezantuar mesfushorin Franck Kessie si futbollistin e ri të klubit.

Reprezentuesit të Bregut të Fildishtë i përfundoi kontrata me Milanin në fund të këtij sezoni dhe nuk u dakordua me klubin kuqezi për një marrëveshje të re, pas kërkesave të larta të mesfushorit.

Ai i bashkohet blaugranasve si transferim i lirë dhe do të jetë nënshkrimi i parë i klubit spanjoll për këtë merkato verore.

Pas Kessies, Barcelona pritet të prezantojë edhe mbrojtësin Andreas Christensen, gjithashtu si transferim të lirë.

/Gazeta Sinjali Sporti/