image Zyrtare: Arbër Hoxha transferohet te Slaven Belupa

Futboll

Zyrtare: Arbër Hoxha transferohet te Slaven Belupa

news image

Slaven Belupa ka njoftuar se ka transferuar Arbër Hoxhën nga Lokomotiva e Zagrebit.

Përmes një njoftimi, skuadra kroate ka bërë të ditur se reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Arbër Hoxha është lojtari i ri i Slaven Belupos. Ai sot ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa nga ndeshja e së dielës me Hajdukun do të jetë në dispozicion të trajnerit Zoran Zekiq”.

“Hoxha është një kosovar i lindur në Heidelberg të Gjermanisë më 6 tetor 1998. Ai mund të luajë në të gjitha pozitat në sulm, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për FC Ballkani, FC Prishtina, FC Besa, FC Istog dhe FC Hajvalija në Kosovë dhe për Lokomotivën e Zagrebit”.

“Në futbollin senior ka bërë 106 paraqitje në Superligën e Kosovës dhe në rangun më të lartë të futbollit kroat, duke shënuar 21 gola. Duhet theksuar se ai ka luajtur edhe tri ndeshje për Kombëtaren A të Kosovës”.

Më pas Arbëri u deklaruar për ueb faqen e klubit, duke thënë se është i lumtur që i bashkohet Slaven Belupos.

“Jam i lumtur që kam ardhur në Slaven Belupo. Do të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe në këtë mënyrë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet më të mira të mundshme. Besoj se do të përshtatem shpejt. Unë e njoh mirë ligën dhe klubin dhe i njoh trajnerin dhe lojtarët nga fusha. Mezi pres të qëndroj në Koprivnicë dhe Slaven Belupo” – ka thënë Hoxha. /Gazeta Sinjali Sporti/