Arbër Hoxha i është bashkuar klubit nga liga elitare kroate, Lokomotiva e Zagrebit, ka njoftuar klubi në fjalë sot (e hëne), përcjellë Sinjali Sport.
Kjo do të jetë përvoja e parë e 21-vjeçarit jashtë vendit, pas dy sezoneve shumë të mira në Superligën e Kosovës si anësor i Ballkanit.
Në një postim në llogarinë e vet zyrtare në “Facebook”, Lokomotiva njoftoi se ka nënshkruar me Hoxhën, duke mos zbuluar asnjë hollësi rreth marrëveshjes.
Hoxha i zhvilloi 98 ndeshje në ligën elitare kosovare, duke i shënuar 21 gola dhe dy asistime. /Gazeta Sinjali Sporti/