image Zyrtare: Alioski i ndanë rrugët me Leedsin

Futboll

Zyrtare: Alioski i ndanë rrugët me Leedsin

news image

Leeds United dhe Ezgjan Alioski kanë ndarë rrugët, njofton klubi anglez, përcjellë Sinjali Sport.

Futbollisti shqiptarë i Maqedonisë së Veriut Alioski është larguar nga Leedsi.

Anësori 29 vjeç nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe që nga dita e sotme është futbollistë i lirë.

Alioski te Leeds u transferua në vitin 2017 nga Lugano, duke i bërë 161 paraqitje dhe ka shënuar 21 gola.

Ezgjani në këtë vit luajti me Maqedoninë e Veriut në kampionat evropian, ku edhe e realizoi një gol. /Gazeta Sinjali Sporti/