Pas miratimit të marrëveshjes për liberalizmin e vizave për Kosovën nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, ka reaguar edhe Zyra e Unionit Evropian në Kosovë.
“Sot, Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, miratoi marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Më pas, Parlamenti Evropian do të votojë për të lehtësuar lëvizjen afatshkurtër të kosovarëve në zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e Unionit Evropian në Kosovë.