image Zyra e ish-kryeministrit Haradinaj nuk i arsyetoi mbi 17 mijë euro dreka zyrtare

Financa

Zyra e ish-kryeministrit Haradinaj nuk i arsyetoi mbi 17 mijë euro dreka zyrtare

news image

Zyra e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë vitit 2019  kishte shpenzuar 17,150 euro për dreka zyrtare pa dëshmi të mjaftueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar se dy dreka zyrtare, njëra në vlerë 8,400 euro dhe tjetra në vlerë 8,750 euro nuk ishin dëshmuar mjaftueshëm, duke zbatuar procedurat e kontrollit të brendshëm për qarkullim të dokumentacionit, me ç`rast duhet të sigurohet raporti i pranimit të mallit/shërbimit nga zyrtari/komisioni i autorizuar.

Përveç faturave me mbishkrimet se shpenzimet kishin të bënin me rastin e organizimit  të pritjeve të caktuara, nuk kishte raport pranimi, e as listë të pjesëmarrësve apo axhendë  të ngjarjeve.

“Kjo kishte ndodhur si rezultat i neglizhencës së kabinetit në arsyetimin e shpenzimeve dhe komunikimit jo efektiv mes kabinetit dhe zyrës së financave”, thuhet në raportin që ka dalë nga auditimi i Zyrës së Kryeministrit për vitin 2019.

Shpenzimet pa dëshmi të mjaftueshme për qëllimin dhe shfrytëzuesit e shërbimeve, sipas Auditorit rrisin rrezikun që paratë publike të shfrytëzohen për qëllime jo zyrtare.

ZKA rekomandon se raportet me të dhënat e shpenzimeve për dreka zyrtare duhet të sigurohen nga sekretari i përgjithshëm, në bashkëpunim me kabinetin e Kryeministrit dhe të arsyetohen se ato janë shpenzime zyrtare.

Ky raport përfshin Opinionin e Auditorit të Përgjithshëm për Pasqyrat Financiare Vjetore të institucioneve. /GazetaSinjali/