image Zvogëlohet numri i komunave në zonën e kuqe

Shëndetësi

Zvogëlohet numri i komunave në zonën e kuqe

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një konference për media tha se në dy javët e fundit, Kosova ka stagnim të rritjes së virusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj konference, Zemaj u shpreh se në zonë të kuqe janë 16 komuna, 9 në të verdhën dhe 13 në atë të gjelbër.

“Kemi rangimin e ri të komunave këtë javë, në zonën e kuqe kemi ndryshime tani janë 16 komuna, 9 janë në të verdhën dhe 13 në të gjelbër”, deklaroi Zemaj.

Ai gjithashtu tha se masat antiCOVID duhet të vazhdojnë të jenë aktive me një intensitet të shtuar.

Zemaj tutje ka kërkuar nga qytetarët që të respektohen masat duke thënë se spitalet në vend janë të mbingarkuara nga rastet me koronavirus.

Kurse, u.d. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se tash e një muaj, numri i atyre që kanë marrë shërbime ka kaluar 1 mijë.

“SHSKUK-ja vazhdon të sigurojë barnat dhe të gjitha produktet e tjera të nevojshme dhe do të sigurojë edhe shtretër që do të ketë nevojë, ne bëjmë thirrje që të respektohen masat”, tha Krasniqi.

/Gazeta Sinjali/