Përfaqësuesja e Zvicrës e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Në mesin e shumë futbollistëve, përzgjedhësi Yakin ka ftuar edhe tre futbollistë shqiptarë.
Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Ardon Jasharin.
Por, Yakin nuk i ka besuar Andi Zeqirit për këtë kompeticion.
Zeqiri që ka refuzuar ftesën e Kosovës, ka mbetur jashtë listës së helvetikëve.
Ndryshe, Kupa e Botës në Katar nis më 20 nëntor.