image Zvicra përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Politikë

Zvicra përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

news image

Në kuadër të Forumit Botëror për Ekonomi në Davos të Zvicrës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti  ka takuar sot zëvendëspresidentin e Zvicrës Alain Berset.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se nga Berset, Kurti ka marrë përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Berset ka thënë se Republika e Kosovës është shtet prioritet për Konfederatën Zvicerane.

“U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tutj në komunikatë thuhet se “Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe indikatorët pozitivë ekonomikë në Republikën e Kosovës. Ai potencoi mërgatën e Kosovës në Zvicër si pjesë integrale për zhvillimin e vendit tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Duke biseduar lidhur me zhvillimet në Ukrainë, Berset ka thënë se Zvicra mirëpret pozicionimin e qartë të Kosovës.

/GazetaSinjali/