Federata e Futbollit e Zvicrës po përballet me një situatë të pazakontë gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës, pasi pranë kampit stërvitor të kombëtares janë vërejtur gjarpërinj helmues.
Sipas raportimeve, prania e tyre në zonën përreth bazës ku po qëndron përfaqësuesja zvicerane ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e futbollistëve dhe stafit teknik.
Zyrtarët e federatës kanë kaluar orët e fundit duke kërkuar një zgjidhje për situatën, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ekipi të zhvendoset në një kamp tjetër nëse rreziku vazhdon.
Federata pritet të marrë vendim përfundimtar pas vlerësimit të kushteve të sigurisë në zonën aktuale të stërvitjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!