image Zvicra nderon Shaqirin, Sommerin dhe Scharin

Futboll

Zvicra nderon Shaqirin, Sommerin dhe Scharin

news image

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, portieri Yann Sommer dhe Fabian Schar u nderuan nga Federata e Futbollit e Zvicrës në St. Gallen para ndeshjes Zvicër – Danimarkë.

Shaqiri, Sommer dhe Schar u pensionuan nga Përfaqësuesja helvetike pas Evropianit “Gjermania 2024”. 

Shaqiri kishte karrierë impresive me përfaqësuesen, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë.

Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri.

Sommer ka luajtur 94 ndeshje, kurse Schar 86 ndeshje.

/GazetaSinjali/