image Zvicra e shkurton listën për Euro 2024, dy shqiptarë mbesin jashtë

Futboll

Zvicra e shkurton listën për Euro 2024, dy shqiptarë mbesin jashtë

news image

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka bërë shkurtimin e dytë të listës pas ndeshjes miqësore me Estoninë.

Fatkeqësisht, pjesë e këtij shkurtimi janë edhe dy shqiptarë

Bëhet fjalë për Uran Bislimin e Albin Hajdarin, plus Filip Ugrinic e Kevin Mbabu, të cilët mbetën jashtë listës definitive përkundër paraqitjeve të mira në stërvitje.

“Jemi marrë vesh me ta që të mos na bashkohen në San Gallen për ditët e para-kampit. Por, ata do të mbesin në formë individuale në mënyrë që të jenë të gatshëm nëse do të kemi nevojë për ta gjatë Evropianit”, deklaroi trajneri Yakin.

Aktualisht, pjesë e ekipit zvicran janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri e Ardon Jashari.

/GazetaSinjali/