image Zvicra e gatshme që në këtë muaj të nis vaksinimin kundër COVID-19

Botë

Zvicra e gatshme që në këtë muaj të nis vaksinimin kundër COVID-19

news image

Zvicra e cila deri më tani ka shënuar më shumë se 5 mijë viktima nga COVID-19, pret që të fillojë vaksinimin kundër virusit në fillim të janarit.

Qëllimi është të vaksinojnë gjashtë milion njerëz deri në verë, që do të thotë deri në 70,000 të vaksinuar në ditë.

Zvicra ka rezervuar rreth 13 milion doza vaksinash nga dy furnizues dhe përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kantonet do të vendosin se ku të ofrojnë shërbime vaksinimi, në vende të tilla qendrat mjekësore, gjimnazet dhe objektet ushtarake.

Së pari duhet të vaksinohen grupet e rrezikut. Përveç qytetarëve të moshuar, kjo përfshin edhe njerëzit me sëmundje, diabet, sëmundje kronike të mushkërive dhe presion të lartë të gjakut.

Më 8 dhjetor, qeveria zvicerane do të vendosë se cilat masa shtesë mund të jenë të nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit në të gjithë Zvicrën. Këto do të hyjnë në fuqi më 10 dhjetor.

Zvicra pret qe populli zviceran të vaksinohet në fillim të janarit.

Deri më sot Zvicra ka regjistruar rreth 354,306 të infektuar me koronavirus dhe 5,407 vdekje, shkruan SwissInfo.ch, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/