Aleksander Zverev ka arritur që ta eliminoj Novak Djokovic nga Lojërat Olimpike, shkruan Sinjali Sport.
Teniseri gjerman e mposhti serbin 2-1 në sete, duke mos ia mundësuar arritjen në finale.
Nole e filloi më mirë takimin, duke e fituar setin e parë 6-1, përderisa dy të tjerët u përkujdes Zverev që e përmbysi rezultatin me 6-3 dhe 6-1 në setet e fituara.
Gjysmëfinalja e zhvilluar në Tokio u mbyll para pak minutave, ndërsa gjysmëfinalja tjetër u mbyll me fitoren e rusit Khachanov, që triumfoi ndaj Carreno-Busta. /GazetaSinjaliSporti/