image Zv/presidentja Harris bën thirrje të ndalohet përdorimi i armëve të zjarrit në SHBA

Botë

Zv/presidentja Harris bën thirrje të ndalohet përdorimi i armëve të zjarrit në SHBA

news image

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka bërë një lutje për ndalimin e përdorimit të armëve, pas sulmeve të fundit, ku mbetën të vrarë shumë persona.

Harris bëri këtë thirrje derisa ishte duke marrë pjesë në funeralin e Ruth Whitfield, 86 vjeçare, e vrarë në një supermarket në Buffalo më 14 maj.

Të shtënat ndodhën vetëm dhjetë ditë para një sulmi në një shkollë fillore në Teksas, duke lënë të vdekur 19 fëmijë dhe dy mësues.

Ajo tha se është koha për të thënë “mjaft është mjaft”.

Sipas saj duhet ndalohen armët e zjarrit dhe të kontrollohet historia e personave që blejnë armë.

/GazetaSinjali/