image Zv/ministrja e infektuar me COVID-19 u del në krahë infektologëve të QKUK-së: Janë aty sa herë që u duhen pacientëve

Kosovë

Zv/ministrja e infektuar me COVID-19 u del në krahë infektologëve të QKUK-së: Janë aty sa herë që u duhen pacientëve

news image

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Teuta Sahatqija, e cila është e shtrirë në QKUK pasi që është infektuar me COVID-19, ka treguar se gjendja e saj është duke u përmirësuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sahatqija është shprehur se ka hasur në njerëz shumë të vullnetshëm për punë, profesionistë të zotë dhe shumë të përkushtuar.

Por ajo ka një kërkesë nga qytetarët që të kenë respekt, mirënjohje dhe falënderim ndaj tyre dhe të mos t’i shndërrojnë ata në monstrum të paqenë.

“Ata e dinë çfarë barre të rëndë mbajnë në supet e tyre të stërlodhura nga një sfidë e tmerrshme mbarëbotërore që nuk po i shihet fundi, prandaj nuk kanë nga me u marrë me tregime dashakeqe që punën e mirë të tyre e shumëzojnë me zero dhe i shndërrojnë ata në monstruma të paqenë”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/

Pas fotografimit te mushkerive mu sygjerua te vazhdoj mjekimin pak me intenziv ne Infektive. Nga zyra e pranimit,…

Posted by Teuta Sahatqija on Wednesday, December 9, 2020