image Zv/ministri nga AAK: Sondazhet serioze na nxjerrin partinë e parë

Kosovë

Zgjedhje/ Zv/ministri nga AAK: Sondazhet serioze na nxjerrin partinë e parë

news image

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se parti e tij sipas sondazheve të kompanive serioze do të dal e para në zgjedhjet e ardhshme..

Ramadani thotë se ky rezultat ka ndodhur për shkak të punës së Ramush Haradinajt në vitet e fundit.

“Një masivizim i AAK-së po ndodh. Cila është mbështetja do të mësohet në ditën e votimin. Ne do ta pranojmë verdiktin e sovranit. Mbështetja, respekti për Kryeministrin Haradinaj është në nivele të larta – kurrë më të larta sesa tash, si lider – liderit më të përkrahur nga qytetarët. Askush nuk duhet të frikësohet nga fitorja e AAK. Në dy vitet e fundit është parë se për tema nacionale përkushtimi ka qenë 100%.”.

“Ka sondazhe të kompanive serioze, të cilat AAK-në e vënë të parën dhe Haradinajn liderin më të besueshëm”, ka thënë Ramadani në Klan Kosova.

Ramadani ka lavdëruar shefin e tij të partisë. Ka thënë se Haradinaj është i vetmi që ka pasur një pozicion për Kosovën qoftë në vend qoftë në Bruksel.

“I vetmi Haradinaj ka qenë që ka pasur një pozicion, qoftë në Kosovë, qoftë në Bruksel për taksën. Njerëzit që e duan këtë shtet dhe që duan të funksionojnë besoj se e kanë identifikuar sinqeritetin e kësaj pjese. Ka një varg të vendimeve të mëdha. Ligji për ushtrinë – nuk do të ketë më nevojë për themelim të ushtrisë së Kosovës. Kjo ka ndodh falë një përkushtimi të madh politik të Haradinajt”, ka deklaruar Ramadani./Sinjali/