image Zv/ministri i Mbrojtjes: Do të përpiqemi që ta shfuqizojmë marrëveshjen Thaçi – NATO

Siguri

Zv/ministri i Mbrojtjes: Do të përpiqemi që ta shfuqizojmë marrëveshjen Thaçi – NATO

news image

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se një prej synimeve të kësaj ministrie është që Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjnë forcë operacionale që ta mbrojnë integritetin territorial të Kosovës.

Syla ka përmendur edhe marrëveshjen e vitit 2013 në mes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe KFOR-it, që FSK-ja të mos jetë e pranishme në veriun e Kosovës për një kohë, duke thënë se sa të jetë valide kjo marrëveshje, Qeveria Kurti do ta respektojë dhe do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

“Është një marrëveshje në mes të KFOR-it dhe ish-presidentit Thaçi, ku shkruhet se për një kohë ndalohet që FSK-ja të jetë në veri të vendit. Por, ne jemi në bisedime ku kryeministri Kurti pati një bisedë me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe për sa kohë të jetë në fuqi ajo marrëveshje, ne do të jemi në kontakt me NATO-n që FSK-ja të jetë në atë pjesë”, është shprehur Syla për Klan Kosova.

Tutje, Syla thotë se Qeveria e Kosovës do të jetë në vazhdimësi në shqyrtim të këtij vendimi që një ditë ajo të shfuqizohet dhe të ketë mundësi që FSK-ja të jetë në tërë territorin e vendit dhe se do t’i bëjnë të gjitha përpjekjet që ajo marrëveshje të mos jetë në fuqi./Gazeta Sinjali/