Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel, sot do të vijë në Kosovë.
Ai do të takohet fillimisht me ministren Donika Gërvalla, në ora 12:40 dhe më pas do të mbahet konferencë për media.
Ndërsa pasdite, Bettel do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, në ora 15:20.