image Zuckerberg: Racizmi kundër aziatikëve në Amerikë ka prekur edhe familjen time - Sinjali

Zuckerberg: Racizmi kundër aziatikëve në Amerikë ka prekur edhe familjen time

news image

Ditë më parë janë vrarë tetë aziatiko-amerikanë në një qendër të masazhit në SHBA.

Personi që kishte vrarë tetë personat është arrestuar gjersa ka thënë se është i varur nga seksi.

Edhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, si shumë personalitete tjera, ka reaguar për këtë çështje.

Ai përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë një reagim të bashkëshortes së tij, e cila i përket komunitetit aziatik, dhe ka pohuar se racizmi është rritur edhe më tepër gjatë pandemisë.

“Racizmi kundër komunitetit aziatik për fat të keq nuk është i ri, por retorika rreth pandemisë e ka sjellë atë përsëri më shumë në fokus. E shoh që prek anëtarët e familjes time dhe shumë nga miqtë tanë. Të gjitha mesazhet e solidaritetit më sjellin pak shpresë dhe unë i vlerësoj të gjithë zërat tuaj që bëni të dëgjohen dhe të qëndrojnë me komunitetin dhe të flasin kundër urrejtjes”, ka shkruar ai.

Priscilla Chan, bashkëshortja e Zuckerbergut ka pohuar se “Urrejtja e lë secilin prej nesh më keq. Amerikano-aziatikët janë amerikanë që ndërtojnë pa u lodhur komunitetet tona dhe një të ardhme më të mirë. Ne nuk mund të anashkalojmë atë që ndodhi natën e kaluar në Atlanta. Përkundrazi, ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të sigurojmë që të gjithë të shihen dhe të jenë të sigurt”. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin