image ZRrE i reagon Avokatit të Popullit për tarifat e shtrenjta: Nuk e keni analizuar raportin

Kosovë

ZRrE i reagon Avokatit të Popullit për tarifat e shtrenjta: Nuk e keni analizuar raportin

news image

Ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit ka reaguar Zyra e Rregullatorit për Energji, lidhur me opinionin që ka lëshuar për vlerësimin e strukturës së re tarifore kundrejt të drejtave të njeriut.

Sipas ZRRE-së, nuk e ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore.

“Fillimisht duhet pasur parasysh se në kuadër të kompetencave të dhëna në legjislacionin primar dhe sekondar, ZRRE ka mandat për aprovimin e metodologjive tarifore dhe aprovimin të tarifave të energjisë. Në këtë kuptim në vitin 2021 ZRRE ka iniciuar procesin e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike në harmoni me legjislacioni primar dhe sekondar duke i dhënë mundësinë e komentimit të gjitha palëve të interesit lidhur me propozimin fillestar të ZRRE-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, ZRRE pas shqyrtimit të komenteve të palëve të interesit ka paraqitur vlerësimin përfundimtar lidhur me Strukturën Tarifore.

Tutje thuhet se Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka ofruar ndonjë koment gjatë këtij procesi si mundësi e dhënë për të kontribuar në cilësinë e këtij procesi.

“Ndër të tjera, në opinionin e Institucionit të Avokatit të Popullit pretendohet që rivendosja e bllok-tarifës në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Kosovës ka qenë e kuptueshme dhe e mirëpritur nëse do të vendosej për të kursyer energjinë elektrike, por kjo nuk paraqitej në arsyetimin e ZRRE-së. Institucioni i Avokatit të Popullit në opinionin e tij, shihet që fare nuk ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore, dhe fton Institucionin e Avokatit të Popullit t’i referohet Raportit Konsultativ për Strukturën Tarifore të ZRRE-së, në faqe 19 dhe 20 të raportit”, thuhet në reagim.

Një sistem tarifor me 2 blloqe (i aprovuar nga ZRRE) konsiderohet më i thjeshtë për t’u kuptuar nga konsumatorët, duke përmbushur gjithashtu kriteret e mbulimit të kostos, stimulimin e efiçencës së energjisë dhe ofrimin e sinjaleve të qarta të çmimeve për konsumatorët”.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se “është e pa pranueshme se si Institucioni i Avokatit të Popullit vendosë jashtë kontekstit qëndrimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE). ZRRE rithekson se SKE ka përkrahur parimin e aplikimit të blloqeve duke dhënë komente përmbajtësore përkrahëse lidhur me strukturën tarifore, madje SKE ka rekomanduar rritjen e bllokut nga propozimi fillestar. Për më tepër në shkresën e SKE ndër të tjera theksohet: “Për ta përmbledhur këtë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mbështet bazën mbi të cilën ZRRE ka propozuar rritjen e tarifave”.

“Duke qenë se kohëve të fundit, ka një referencim të këtij raporti nga palë të ndryshme, ZRrE përkundër sqarimeve të dhëna më sipër, ditëve në vijim do të hartojë një raport më të detajuar lidhur me vlerësimin e opinionit të Avokatit të Popullit për vlerësimin e strukturës së re tarifore ashtu që publiku të jetë i informuar në mënyrë të drejtë”.

/GazetaSinjali/