image ZRRE gjobit KESCO-n me 8 milionë euro dhe KEDS-in me 2.7 milionë euro

ZRRE gjobit KESCO-n me 8 milionë euro dhe KEDS-in me 2.7 milionë euro

news image

Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar raportet fillestare të KOSTT-it dhe KEK-ut, ku pas shqyrtimit, janë gjetur shkelje dhe raporti i është dërguar palëve për të ofruar komentet e tyre.

Sipas njoftimit, ZRRE ka gjobitur me 8.4 milionë euro KESCO-në dhe 2 milionë e 700 mijë euro KEDS-in në mbledhjen e mbajtur sot.

“Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e  Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4mil€ dhe për KEDS ne vlerën prej 2,7mil€”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Më tej, bëhet e ditur se bordi ka miratuar 14 kërkesa për marrje të autorizimit për ndërtimin e paneleve solare për vet-konsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizik dhe pjesa tjetër ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503kW.

“Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/