image ZPS dorëzon aktakuzën e korrigjuar në rastin e Pjetër Shalës

Drejtësi

ZPS dorëzon aktakuzën e korrigjuar në rastin e Pjetër Shalës

news image

Pas vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, marr më 18 tetor 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar versionin e redaktuar publik të aktakuzës së korrigjuar në çështjen ku për krime lufte po akuzohet Pjetër Shala.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aktakuzën e korrigjuar të ZPS-së mund ta gjeni këtu:https://repository.scp-ks.org/LW/Published/Filing/0b1ec6e980a6ac06/ANNEX%201%20to%20Submission%20of%20public%20redacted%20version%20of%20corrected%20Indictment.pdf

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/