image ZPS akuzohet se fshehu deklaratën e Bukoshit në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Drejtësi

ZPS akuzohet se fshehu deklaratën e Bukoshit në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

news image

Mbrojtja e Hashim Thaçit e ka akuzuar Zyrën e Prokurorisë Speciale se e ka fshehur deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit, në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas avokatit të Thaçit, Pierre-Richard Prosper, fshehja e deklaratave shfajësuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit.

Është një çështje që ka implikime të rënda, më të gjera sesa Gjykata dhe Procedurat. Kjo (fshehja e deklaratave shfajësuese) shkatërron dhe tund sistemin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka theksuar Prosper.

Prosper ka thënë se ai ishte pjesëmarrës apo monitorues i krijimit të shumë Gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare, por diçka të tillë nuk ka parë asnjëherë.

/GazetaSinjali/