Kryeministri Albin Kurti është takuar me ambasadorët Jeffrey Hovenier, Jonathan Hargreaves, Jorn Rohde, Olivier Guerot, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.
Po ashtu ata kanë diskutuar edhe për “rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi Ibër edhe për vetura”.
“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit.”