image Zjarri tragjik në Gjakovë, babai ishte duke fjetur bashkë me dy fëmijët e tij kur banesën e kapluan flakët

Siguri

Zjarri tragjik në Gjakovë, babai ishte duke fjetur bashkë me dy fëmijët e tij kur banesën e kapluan flakët

news image

Një rast shumë i rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës, në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, ku si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën një vajzë 11-vjeçare, e cila ishte e palëvizshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se personat që u shpëtuan ishin babai i viktimës bashkë me fëmijën tjetër, të cilët u evakuuan menjëherë, por si pasojë e zjarrit të madh për fat të keq, Zjarrfikësit nuk arritën ta shpëtonin edhe vajzën.

Sipas informatave të para, babai ishte duke fjetur me fëmijët në një dhomë, në momentin që banesën e kaploi flaka.

Njësitet përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, ku pas shuarjes se zjarrit u gjetur trupi i karbonizuar i viktimës, ku ekipi mjekësor e konstatoi vdekjen.

Me urdhër të Prokurorisë kanë nisur hetimet, me ç’rast trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/