image Zjarri nga djegia e mbeturinave përfshiu arën me grurë në Podujevë, dëmi rreth 500 euro

Siguri

Zjarri nga djegia e mbeturinave përfshiu arën me grurë në Podujevë, dëmi rreth 500 euro

news image

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me grurë në fshatin Gërdoc të Podujevës, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar të dielën rreth orës 15:50, në rrugën “Ramadan Bajrami”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në prona të tjera.

Ankuesi, E. S., 27 vjeçar, ka deklaruar se dyshon që zjarri ka nisur nga djegia e mbeturinave, prej nga më pas është përhapur në arën e tij të mbjellë me grurë.

Sipas tij, janë djegur 42 ari tokë të mbjellë, ndërsa dëmi material vlerësohet në rreth 500 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e forenzikës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Zjarrvënie”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/