image Zjarri në Gjakovë/ Babai i njërit nga të vdekurit në gjendje të rëndë shëndetësore

Siguri

Zjarri në Gjakovë/ Babai i njërit nga të vdekurit në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Dy fëmijë 10 dhe 13 vjeç kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre, mëngjesin e sotëm, në fshatin Ujz të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç tyre, nga ky zjarr u lënduan edhe tre familjarë të tyre. Babai i njërit prej viktimave është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai tha se babai i të ndjerit është lënduar derisa kishte tentuar t’i shpëtonte dy fëmijët që e pësuan nga ky zjarr.

“Janë tre persona të lënduar, njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë. Deri më tani, njëri ka qenë më shumë i lënduam. Po, është prindi i njërit prej fëmijëve që kanë vdekë, është lënduar gjatë përpjekjeve për t’i shpëtu fëmijët. Sipas informacioneve të lënduarit kanë pësuar vjellje dhe prerje nga xhamat dhe drunjtë që kanë rënë si pasojë e zjarrit”, tha Graishta.

Ende nuk dihen shkaqet që e shkaktuan këtë zjarr, si pasojë e të cilit vdiqën dy fëmijë dhe u lënduan tre familjarë të tyre./Gazeta Sinjali/