image Zjarri në Ballancë vihet nën kontroll dhe shuhet plotësisht

Siguri

Zjarri në Ballancë vihet nën kontroll dhe shuhet plotësisht

news image

Zjarri i përfshirë në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë është lokalizuar dhe shuar plotësisht nga ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, pasi për disa orë kishte rrezikuar edhe disa shtëpi banimi.

Lajmin e ka bërë të ditur komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi, i cili ka theksuar se ndërhyrja e shpejtë ka qenë vendimtare për parandalimin e përhapjes së flakëve.

Ai ka thënë se zjarri është shuar falë reagimit të shpejtë dhe punës profesionale të zjarrfikësve.

“Ju njoftojmë se zjarri i raportuar në fshatin Ballancë, Komuna e Vitisë, është lokalizuar dhe shuar plotësisht nga ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Falë reagimit të shpejtë, angazhimit maksimal dhe punës profesionale të zjarrfikësve, u arrit të parandalohet përhapja e flakëve drejt sipërfaqeve tjera dhe pronave përreth, duke shmangur dëme edhe më të mëdha. Pas përfundimit me sukses të intervenimit dhe sigurimit të plotë të zonës, ekipet e zjarrfikësve janë tërhequr dhe janë kthyer në bazë, duke mbetur në gatishmëri të plotë për çdo rast tjetër emergjent”, ka shkruar Jakupi në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/