Zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtuan jetën një personit.
Kjo ndodhi mëngjesin e së dielës teksa personi në fjalë ishte duke punuar në rregullimin e kanalizimit.
Aty ndodhi një rrëshqitje e dheut duke ia zënë kështu ekstremitetet e poshtme.
Ai u dërgua për trajtim në Qendren Emergjente në Gjilan dhe është jashtë rrezikut për jetë.
E ky rast e bën zjarrfikësin Feim Imeri dhe kolegët e tij që intervenuan tejet krenarë.
Imeri tha në një intervistë për Klan Kosova se kanë pranuar shumë falënderime për punën e tyre.
“Ky rast na bën shumë krenarë Kemi pranuar shumë telefonata e shumë komente falënderuese. Kjo na bën tejet krenarë”, tha Imeri.