Qindra zjarrfikës në Spanjë po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në juglindje të vendit, pas njërit prej zjarreve më të rënda që ka goditur këtë zonë.
Shërbimet e emergjencës janë angazhuar rreth fshatit Bedar, ku deri tani janë konfirmuar 12 viktima. Mes tyre ndodhen edhe katër shtetas britanikë, sipas autoriteteve spanjolle.
Ndërkohë, 23 persona të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur, raportoi BBC.
Zyrtarët lokalë në zonën Los Gallardos të Almerias kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së flakëve po vazhdojnë.
Një valë e zgjatur e të nxehtit, me temperatura rreth 40 gradë Celsius, ka shkaktuar zjarre në disa vende të Evropës Jugore gjatë kësaj vere, veçanërisht në Francë, Portugali dhe Spanjë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!