image Zjarret në Shqipëri/ Situata mbetet kritike në Dukat

Shqipëri

Zjarret në Shqipëri/ Situata mbetet kritike në Dukat

news image

Deri në orët e para të ditës zjarrfikës, ushtarë dhe banorë të Dukatit kanë luftuar me flakët të cilat të ndihmuara dhe nga era kanë përparuar me shpejtësi duke djegur shkurre dhe pyje, gjithashtu duke rrezikuar edhe jetët e punonjësve dhe ushtarëve.

Situata është kritike shprehen banorët pasi zjarri ka përparuar në lartësinë e malit duke ju afruar zonës së quajtur “gropat e Pirit”, të cilat janë me pyje të dendura, duke rrezikuar Llogoranë.

Në orët e para të ditës ka nisur punën dhe një helikopter me dy helika i cili ka bërë disa rrugë duke hedhur ujë mbi fshatin Dukat, raporton TCH, përcjell Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, zona në “gropat e Pirit” ka prezencë të zjarrit, ku po punohet me ushtarë dhe punonjës për shuarjen e tij./Gazeta Sinjali/