image Zjarret masive në Mitrovicë, evakuohen disa familje

Siguri

Zjarret masive në Mitrovicë, evakuohen disa familje

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje se disa fshatra të Mitrovicës janë përfshirë nga zjarri. Ndërkohë edhe Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë për media e cila njofton se zjarret janë lokalizuar dhe janë evakuuar disa familje, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës thekson se në fshatin Cernushë zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve e po ashtu i ishte afruar shtëpive të banuara, me ç’rast janë evakuuar disa familje për sigurinë e tyre.

“Për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe njësi të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel po ashtu edhe me pajisje. KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarreve.

Falë përkrahjes së ofruar nga KFOR-i dhe FSK-së, nuk kemi zjarre aktive në asnjë zonë të Mitrovicës dhe gjatë tërë natës pjesëtarë të FSK-së kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit derisa ato janë shuar plotësisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/