image Zjarr në Vlorë, rrezikohen edhe banorët

Shqipëri

Zjarr në Vlorë, rrezikohen edhe banorët

news image

Një vatër aktive zjarri është regjistruar në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës, duke rrezikuar edhe banesat përreth zonës së banuar.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një hapësirë me shkurre dhe barishte në një bllok banimi, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve të terrenit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e zjarrfikësve të Vlorës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme drejt banesave pranë.

Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa ende nuk raportohet për persona të lënduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/