Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një pjesë të lagjes “15 Tetori” në Vlorë, duke krijuar rrezik për disa banesa që ndodhen pranë zonës së prekur.
Flakët janë përhapur në një hapësirë me pisha dhe shkurre, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e zjarrit në terren.
Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një ndërhyrje e qëllimshme për pastrimin e zonës nga barishtet dhe shkurret, por situata ka dalë jashtë kontrollit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, si dhe për të parandaluar afrimin e zjarrit drejt shtëpive.
Kjo është vatra e dytë e zjarrit që është regjistruar në këtë zonë gjatë ditëve të fundit, duke rritur shqetësimin për sigurinë e banorëve dhe përhapjen e mundshme të flakëve
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!