Një person ka humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë u lënduan si pasojë e zjarrit në spitalin e Dusseldorfit të hënën.
Siç raportojnë mediat e huaja, zjarri kishte filluar në katin e dytë të Spitalit Marien, që ndodhet në veri të qytetit. Zjarri shpërtheu në një dhomë afër së cilës u gjet i vdekur 77 vjeçari.
Shtatë nga të lënduarit ishin në gjendje kritike.
Shumica e të plagosurve u transportuan në spitalet e zonës tjetër, por një pacient duhej të dërgohej me helikopter në një klinikë në qytetin e Aachen.
Shkaku i zjarrit nuk u bë i njohur menjëherë.