Një zjarr ka rënë në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë gjatë natës.
Mediat e Shqipërisë raportojnë se zjarri në mesnatë ka rënë për shkak të një kondicioneri.
Të moshuarit ngelën të bllokuar deri në momentin kur policia, forcat “Shqiponja” dhe zjarrfikëset i evakuan nga azili në rrugën “Ali Visha” dhe flakët u shuan.
Katër të moshuarit përfunduan në spital për të marrë ndihmë mjekësorë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Top Channel, zjarri ka shkaktuar dëme në disa dhoma.