image Zjarr në një qendër tregtare në Kinë, së paku 4 të vdekur

Botë

Zjarr në një qendër tregtare në Kinë, së paku 4 të vdekur

news image

Të paktën katër persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit të madh që ka kapluar një qendër tregtare në qytetin Chizhou të provincës kineze, Anhui, bëjnë të ditur mediat e huaja të martën mbrëma.

Tym i dendur është parë në kompleksin tregtar në qendër të qytetit, pasi zjarri shpërtheu në katin më të lartë.

Njësiti i zjarrfikësve dërgoi 12 kamionë për të shuar zjarrin, derisa gjashtë persona të tjerë u dërguan në spital.

Sipas autoriteteve kineze, ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit. /Gazeta Sinjali/