image Zjarr në një objekt në Vragoli, nuk raportohet për të lënduar

Kosovë

Zjarr në një objekt në Vragoli, nuk raportohet për të lënduar

news image

Një objekt është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale.

Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.

Sipas saj, ekipet emergjente kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Nga informacionet e para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në objektin e përfshirë nga zjarri.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/