Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që kaploi një hotel në Ukrainë.
Shërbimi i Emergjencave Shtetërore të Ukrainës përmes një deklarate njëherë tha se tetë njerëz kishin vdekur dhe 10 të tjerë ishin të lënduar. Por që më vonë u bë e ditur se numri i të vdekurve shkoi në nëntë.
Disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, transmeton Sinjali.
Ende nuk është bërë e ditur se si u shkaktua zjarri dhe se autoritetet përkatëse po vazhdojnë hetimet./Sinjali/