image Zjarr në një fshat të Gjakovës, digjen katër hektarë tokë pyje

Siguri

Zjarr në një fshat të Gjakovës, digjen katër hektarë tokë pyje

news image

Sot, në orët e pasdites, në fshatin Cërmjan në Gjakovë, një hapësirë pyjore është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, për shkaqe ende të panjohura janë djegur rreth katër hektarë, pronë private e një qytetari.

Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast zjarri është shuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Burimet e Sinjalit thonë se hetimet për t’i zbuluar shkaqet kanë nisur dhe me urdhër të Prokurorit është iniciuar rast.

/GazetaSinjali/