image Zjarr në kullën Eiffel - mbi 1 mijë turistë u evakuuan pas flakëve që u shfaqën në kabllot e ashensorëve

Evropë

Zjarr në kullën Eiffel – mbi 1 mijë turistë u evakuuan pas flakëve që u shfaqën në kabllot e ashensorëve

news image

Rreth 1,200 turistë u evakuuan të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eiffel, pas raportimeve për një zjarr në një nga boshtet e ashensorit të saj, midis katit të parë dhe të dytë.

Zjarri, i cili u shkaktua nga mbinxehja e një prej kabllove të ashensorit rreth orës 10:30 të mëngjesit, është vënë nën kontroll pas 1 ore e gjysmë raportojnë mediat lokale.

Vizitat në kullë u kufizuan gjatë operacionit për të shuar flakët. Atraksioni turistik dhe një nga kullat më të famshme në botë vizitohet nga mesatarisht 15,000 deri në 25,000 vizitorë çdo ditë.

Kulla Eiffel ka përjetuar një zjarr të madh edhe në të kaluarën. Zjarri i janarit të vitit 1956 në dhomën e kontrollit të televizorit shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën e sipërme të saj.

Kryeqyteti francez është përballur edhe me një zjarr tjetër që pothuajse shkatërroi një tjetër pikë referimi të spikatur, Katedralen “Notre Dame”, në vitin 2019. Kryevepra arkitekturore gotike u mbyll për pesë vjet dhe është rihapur për publikun në fillim të këtij muaji.

/GazetaSinjali/