image Zjarr në kamion cisternë në autostradën A8 në Gjermani, shmanget tragjedia

Evropë

Zjarr në kamion cisternë në autostradën A8 në Gjermani, shmanget tragjedia

news image

Një kamion cisternë që transportonte vaj kanola është përfshirë nga flakët të premten në mëngjes në autostradën A8 pranë Aichelbergut, në distriktin Göppingen të Gjermanisë.

Sipas policisë gjermane, zjarri ka nisur pasi një gomë e përparme e mjetit është përfshirë nga flakët, të cilat më pas janë përhapur në kabinën e kamionit, duke e shkatërruar plotësisht atë. Shoferi 39-vjeçar ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.

Autoritetet bëjnë të ditur se ngarkesa me vaj kanola në cisternë nuk është prekur nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë flakët brenda rreth një ore.

Si pasojë e incidentit, autostrada është mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet, duke shkaktuar kolona të gjata dhe bllokime të trafikut që kanë kaluar mbi 10 kilometra.

Më vonë, qarkullimi është rihapur pjesërisht, ndërsa një korsi ka mbetur e mbyllur për disa orë deri në përfundimin e pastrimit dhe kontrolleve në vendin e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/