image Zjarr në jug të Izraelit pas sulmit iranian – automjete përfshihen nga flakët

Botë

Zjarr në jug të Izraelit pas sulmit iranian – automjete përfshihen nga flakët

news image

Një raketë e lëshuar nga Irani goditi qytetin Beershebë në Izrael herët në mëngjesin e së premtes, vetëm një ditë pasi një tjetër raketë kishte goditur një spital në të njëjtin qytet jugor.

Sipas shërbimeve izraelite të emergjencës, raketa shkaktoi një zjarr në një rrugë pranë zyrave të Microsoft-it, që sipas autoriteteve iraniane ishte edhe objektivi kryesor i sulmit.

Magen David Adom – shërbimi izraelit i shpëtimit – publikoi një fotografi ku shiheshin disa automjete të kapura nga flakët. Fillimisht u raportua se nuk kishte të lënduar, por mediat izraelite më vonë cituan të njëjtin shërbim duke konfirmuar se pesë persona kishin pësuar lëndime të lehta.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar ende lidhur me pretendimet iraniane për objektivin e goditur, ndërkohë që situata mbetet e tensionuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/