image Kosovarja 7 vjeçare vdes nga zjarri në Itali

Botë

Botë/ Kosovarja 7 vjeçare vdes nga zjarri në Itali

news image

Një 7 vjeçare me origjinë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që kaploi një banesë në qytetin Servigliano të Italisë.

Në momentim e  kaplimit të zjarrit, e ema ndodhej brenda banesës me të dy vajzat e saja, ndërsa arriti ta shpëtojë vetëm njërën, atë 5 vjecare.

Ajo pastaj u përpoq të kthehej në shtëpi për të marrë vajzën tjetër, por flakët bllokuan kalimin e saj. Nëna e vajzave mendon se vajza tjetër është shpëtuar nga policia dhe zjarrëfikësit.

“Ne po flinim së bashku në të njëjtën dhomë në mometin kur zjarri kaploje banesën,  pasi vajza më e vogël u shpëtua, unë u ktheva për të marrë vajzën time tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrte frymë dhe nxehtësia më dogji lëkurën, Pastaj, për fat të mirë, policia erdhi e para, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë” ishin fjalët e nënës.

Familja – babai kosovar, nëna bullgare, të dy 38 vjeç, me fëmijët e vegjël të lindur në Sant’Omero në provincën e Teramos dhe të rritur në Itali – ishin transferuar në Servigliano disa muaj më parë. /Gazeta Sinjali/