image Zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore, MD del me detaje

Siguri

Zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore, MD del me detaje

news image

Një zjarr ka shpërthyer në orët e mbrëmjes së sotme në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media, ku thuhet se nuk janë shkaktuar dëme nga zjarri, teksa në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen njësitë relevante.

“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu. Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë pasur një përgjigje zyrtare.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/