Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit këtë të premte.
Siç shkruan, Euronewsal, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e tokës,.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!