Në rrethana akoma të paqarta, të martën në mbrëmje është përshirë nga zjarri një fabrikë te transiti i vjetër në Prizren. Dëmi që u shkaktua është goxha i madh, ndërkaq akoma nuk dihen detajet e incidentit, raporton Gazeta Sinjali.
Policia Rajonale në Prizren e ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.
Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur te fabrika ‘Torno Dekor’, ku zjarri përfshiu materialin, makineritë e madje edhe një pjesë të objektit.
Bazuar në informacionet e para, pronari i fabrikës ka deklaruar para Policisë se dëmi që u shkaktua kap vlerën e rreth 100 mijë eurove.
Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme qysh mbrëmë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim për të zbardhur në plotni rrethanat se si ka ndodhur rasti.