image Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët rrezikojnë të përhapen nga erërat e forta

Siguri

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët rrezikojnë të përhapen nga erërat e forta

news image

Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë, ku janë përfshirë nga flakët sipërfaqe me bar të thatë, ndërsa erërat e forta po e vështirësojnë situatën dhe po rrisin rrezikun e përhapjes së zjarrit.

Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti, Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas tij, për shkak të erërave të forta që po fryjnë në zonë, ekziston rreziku që zjarri të përhapet edhe në sipërfaqe të tjera përreth, duke rrezikuar veçanërisht tokat bujqësore me grurë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonës së prekur, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet zyrtare.

Ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit po vazhdojnë angazhimin në terren me synimin që zjarri të vihet nën kontroll dhe të shuhet sa më shpejt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/