image Zjarr masiv në Vlorë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Rajon

Zjarr masiv në Vlorë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

news image

Në Lukovë të Vlorës para pak çastesh, ka shpërthyer një zjarr masiv i cili ka djegur sipërfaqe të mëdha.

Newsbomb.al bën me dije se zjarri i cili po vazhdon ende, ka djegur disa hektarë me pisha.

Shkaku i rënies së zjarrit nuk është zbuluar ende. Autoritetet lokale kërkojnë ndërhyrjen nga ajri me ujë për shkak të përhapjes së shpejtë të vatrave të zjarrit.

Flakët janë ende aktive dhe rrezikohen ende të digjen hektarë toke.

Ditët e fundit temperaturat e larta kanë sjellë zjarre të shumta, megjithatë deri tani nuk janë regjistruar dëme në banesa ose të lënduar.